Shkenca ende nuk ka arritur të zbulojë shkaktarët e kancerit të pankreasit, edhe pse disa studime kanë treguar se produktet e mishit dhe mishi i kuq luajnë një rol të madh në zhvillimin e kësaj sëmundje.
Është gjetur se njerëzit që janë dy copa proshutë ose sallamë në ditë, kanë shansë që për 19% të rrisin zhvillimin e kancerit të pankreasit, transmeton portali arbresh.info.
Kanceri pankreatik është një nga sëmundjet më të shpeshta në kohët e fundit dhe vetëm gjatë viteve të fundit janë diagnostifikuar më shumë se 4000 njerëz.
Kjo sëmundje vret më shumë se secili kancer tjetër, për shkak se nuk arrihet të zbulohet që bazën fillestare. Rreth 74% e personave të prekur nga kjo sëmundje, vdesin që në vitin e parë, ndërsa vetëm 7% e pacientëve jetojnë më shumë se pesë vjet.
Sipas një hulumtimi të kryer nga BMC Medicine, personat e prekur nga kjo sëmundje kanë qenë ata që kanë konsumuar mish pule, mish të kuq dhe mish të papërpunuar. Gjithashtu, hulumtimi ka treguar se konsumimi i mishit të papërpunuar ka lidhje edhe me sëmundjet kardiovaskulare.
Studimi ka treguar se nitratet që përmban mishi, janë të lidhura me sëmundjet kancerogjene, sidomos me kancerin e pankreasit.
Me rritjen e numrit të personave të prekur nga kjo sëmundje, studiuesit kanë rekomanduar që të ndalohet konsumimi i mishit të kuq dhe të fillohet një dietë e shëndetshme.
Ata shtojnë se parandalimi i kancerit të pankreasit mund të arrihet nëse bëhet kujdes në ushqimet që hani dhe nëse filloni dieta sa më të shëndetshme./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...