Një refugjat tetë-vjeçar nga Siria ka shfaqur dhembshurinë e tij për një qen që ishte goditur nga një makinë.
Huseyin El-Hasan, një nga pesë fëmijët e një familje siriane që jetojnë në qytetin Kilis në Turqinë jugore, nuk e braktisi qenin që ishte plagosur në një skaj të rrugës, transmeton portali arbresh.info.
Duke e parë se qeni kishte të ftohtë dhe po dridhej, ai vrapoi në shtëpi, morri një batanije dhe mbuloi qenin, duke i qëndruar pranë deri në momentin kur ndihma erdhi për ta marrë.
Qeni u lëndua nga makina në qytetin që gjendër në afërsi të kufirit sirian dhe që është vetëm 42 miljë larg Aleppos së shkatërruar nga lufta.
Qeni që ishte lënduar shumë nuk ka arritur të mbijetojë.
Veprimi i djaloshit ka bërë bujë nëpër mediat turke, të cilët gjestin e tij e kanë cilësuar human dhe bujar./Arbresh.info
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor