Google ADS

“SHBA-të duhet të bashkëpunojnë me Meksikën në luftën kundër drogës”

22:20 | 2 Mars 2017
Trina Galanxhi

Kreu i anti-narkotikëve në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Meksikën në luftën kundër drogës.

William Brownfield vlerësuar se më shumë se 90 për qind e heroinës së konsumuar në Shtetet e Bashkuara aktualisht vjen nga Meksika, transmeton portali arbresh.info.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se ndërtimi i murit do të frenonte rrjedhjen e dorgës, krimit dhe emigracionit të paligjshëm, por Meksika ka paralajmëruar se një ndarje e tillë do të ndikojë në përkeqësimin e marrëdhënieve në shume çështje.

“Në një kuptim, ne kemi zhvilluar një ligj bashkëpunues në këtë pikë, pa pasur nevojë për ndërtimin e murit fizik”, tha ai.

Megjithatë, ai ka refuzuar të përgjigjet nëse muri fizik do të ndihmojë në ndalimin e rrjedhjes së drogës, por ka shtuar se presidenti Donald Trump ‘i ka bërë të qarta qëllimet e tij’.

“Por unë dua të shtoj, se bashkëpunimi me homologët nga Meksika ka rëndësi të madhe”, ka shtuar ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme