Dua Lipa edhe një këngë para albumit

22:22 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Superylli shqiptar, Dua Lipa, do të lansojë së shpejti një tjetër këngë.

Pas hitit të madh “Scared to be Lonely” në bashkëpunim me Martin Garrix, bukuroshja do të sjellë projektin e ri.

Ajo këtë do ta bëjë para publikimit të albumit që do të ndodhë së shpejti.

Këtë ajo e konfirmoi për revistën “Teen Vogue”.

“Jam gjithnjë e më e emocionuar sa më afër ditës së publikimit të albumit. Do të lansoj edhe një këngë dhe do të ketë edhe bashkëpunim enë album, por kjo është e tëra që mund të them”.

“Vërtet dua të u tregoj edhe më tepër gjëra, por po mendoj se 13 prilli do të jetë shou i imi i fundit para se të publikoj albumin. Prandaj, mendoj se atëherë do të bëj njoftimin”, deklaroi Dua Lipa.

2 qershor është data e lansimit të albumit debutues të këngëtares nga Prishtina.

 

Të ngjashme