Google ADS

‘Vogue Arabia’ godet Trumpin me modelen Gigi Hadid (FOTO)

22:14 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Modelja e njohur Gigi Hadid këtë muaj ka pozuar për revistën e njohur “Vogue” në Arabi.

Modelja 21-vjeçare e cila është gjysmë Palestineze dhe gjysmë Holandeze ka ndarë në Instagram fotografinë e saj, duke shkruar që dalja në ballinën e “Vouge Arabia”, është “gjëja më e rëndësishme në karrierën e saj”.

Kopertina e kësaj reviste është cilësuar si një ‘goditje’ për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi Hadid është shfaqur e mbuluar me shami në ballinë.

Donald Trump ka shprehur haptazi antipatinë e tij ndaj refugjatëve nga vendet e ndryshme të lindjes së mesme dhe zezakëve, dhe rasti i fundit ishte ai në “Oscars”, ku regjisori Asghar Farhadi nuk ishte i pranishëm për të marrë çmimin “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”.

“Unë mendoj që gjëja më e bukur e të qenit në Vouge internacionale është që, si një komunitet i modës, ne jemi në gjendje të festojmë dhe të ndajmë me botën”, u shpreh modelja Hadid.

Ndërkohë shumë emra të njohur të fushës së artit kanë dalë kundër Donald Trumpit me projektet e tyre, çka kanë involvuar edhe fansat duke iu bashkuar urrejtjes për presidentin e SHBA-ve.

auto-vogue-gigi-hadidi1488486175

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme