Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka filluar turneun e saj në shtetet e Ballkanit derisa në Kosovë pritet që të qëndroj me 4 mars (e shtunë).
Përpos takimeve me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa, si dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, politikania nga Italia do të zhvillojë takime me edhe përfaqësuesit e subjekteve opozitare.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë konfirmuar për “Indeksonline” se kanë marrë ftesë zyrtare për takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së. “Po kemi me u taku dhe me gjasë takimi është tek zyrat e BE-së”, thuhet në përgjigjen e partisë së Visar Ymerit.
Ndërsa, partia e Ramush Haradinajt pritet që Mogherinit t’ia parashtrojë disa probleme të rëndësishme për vendin. “Zoti Ardian Gjini do të takohet të shtunën më Mogherinin. Përmes ftesës zyrtare dhe aty do ta themi qartë qëndrimin sa i përket kërkesës së BE-së për të gjitha çështjet që janë në dobi të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e AAK-së.
Ndërsa në faqen zyrtare të BE-së është bërë e ditur se ajo do të qëndrojë edhe qytetin e ndarë të Mitrovicës.
Ndryshe, turneun e filluar në Mal të Zi, Mogherini do ta vazhdojë në Bosnjë, Serbi, Shqipëri si dhe Maqedoni.
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor