Nasim Haradinaj, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës, ka thënë se vendimi ndaj ish-luftëtarit të UÇK-së, Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze ishte i padrejtë njëkohësisht i papritur.
Këto deklarime Haradinaj i dha në Info Magazine të Klan Kosovës, teksa shtoi se kreu i AAK-së Ramush Haradinaj do të ketë mbështetjen e veteranëve sikurse të gjithë të tjerët nga UÇK-ja të cilët po akuzohen padrejtësisht.
”Vendimi për Haradinajn për ne ishte vendim i papritur nga ana e Francës”.
”Ne jemi armik për pushtues të vendit tonë”.
”Si veteranë të luftës kemi dhënë gjithmonë mbështetjen ndaj tij. Vet protesta që e kemi organizuar është formë e përkrahjes, është detyrë e jona që të gjithë ata që akuzohen padrejtësisht të dalim në mbështetje”.
”OVL ka marrëdhënie të mira me gjithë njerëzit që janë veteranë, ne gjithmonë luftojmë për shtetin e jo pushtetin. Prandaj dallojmë”.
”Sa është angazhuar shteti mbetet ta deklarojnë ata”.
”Nuk e di si duhet të ekstradohet Ramushi në Serbi, kur shteti i Kosovës ka Pavarësi dhe është njohur nga Europa”.
”Nuk ka mundësi të ekstradohet atje, nuk është e drejtë dhe nuk do të ndodhë”.
”Ne nuk japim llafe të mëdha ne bëjmë punë të mëdha. Ne në luftë e kemi ditë që ose do shpëtojmë ose do të vdesim”.
”Nëse Serbia mendon se e përfundon punën e Kosovës me Ramushin e ka shumë gabim”.
”Ka shumë Ramush-a në Kosovë, gjithandej ku jetojnë shqiptarët”.
”Prindërit e Ramushit janë në një moshë, por ne jemi mësuar me këto gjëra tashmë. Por ky problem tashmë është ekzagjeruar”.
”Familja jonë ka traditë të përballojë këto gjëra”.
”Ndihemi të sigurtë se cdo luftë që ka filluar me ne e kemi fituar betejën”.
Veç tjerash Nasim Haradinaj në Info Magazine foli edhe rreth reagimit të sotëm gjatë Seancës Parlamentare, ku u kërkua ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale, njofton Klan Kosova.
”Reagimi ynë sot ka qenë spontan, ishim duke dëgjuar senancën. Na u dok që u bë e padrejtë për vendin”.
”Së pari duhet deputetët të vetdijësohen. Ne nuk kemi dal kundër Gjykatës Speciale, por që nga fillimi ajo u bë gabim”.
”Derisa quhet konflikt dhe ti krijon Gjykatë për Krime Lufte kjo nuk është në rregull. Nëse është bërë krim lufte, ne nuk jemi që ato të mos hetohen por jo një anshëm”.
”Sot kërkuam të bëhet një shqyrtim i ligjit për Gjykatën Speciale të kërkohen nga dy palët hetime jo vetëm nga shqiptarët”.
”E keqja jonë ka filluar nga Akademia e Shkencave, kemi aty që marrin rrogë, e luajnë shah”.
”Nuk ka qenë ndërhyrje në legjislativ, ne kemi ndërhy kur ata thanë që po e ndërprejmë seancën”.
”Ne po kërkojmë që ligji të vendoset në rishqyrtim”.
”Ajo nuk ishte kërcënim. Ne kërkuam diçka që është legjitime”.
”Nuk e arsyetoj as pozitën e as opozitën”.
”Sot kam kritikuar ata që kanë votuar, në rregull kanë votuar keq mirëpo kane mundësi ta ndryshojnë Ligjin për Gjykatën Speciale”.
‘’Ne na pengon që Gjykata Speciale është e njëanshme. Dihet armatimi jonë dihet organizimi jonë sa kemi pasë mundësi me bo krime. Le të fillon gjykata por le të fillon për të dyja palët”, u shpreh Haradinaj nga OVL e UÇK-së
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...