Google ADS

Bruksel, gjendet një makinë me eksploziv dhe bombola gazi

18:49 | 2 Mars 2017
Trina Galanxhi

Policia e Brukselit është vënë në alarm ka gjetur një makinë të mbushur me sasi të madhe të eksplozivit dhe me bombola gazi.

Mediat e huaja raportojnë se dyshohet që mjeti do të përdorej për një sulm terrorist, transmeton portali arbresh.info.

Makina është gjetur në lagjen Porte de Hal, në periferi të Brukselit. Policia ka bllokuar disa rrugë që dërgojë në zonën ku është gjetur makina, ndërsa policia ka filluar hetimet për identifikimin e përsonave që tentonin të kryenin sulmin terrorist./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme