Google ADS

Mësohet data se kur do të boksojë Tefik Bajrami

18:41 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Shkolla e Arteve Marciale “Bajrami”, nga qyteti i Luzernit në Zvicër, njofton se uragani shqiptar Tefik Bajrami, i cili është dy herë kampion evropian dhe njëherë kampion ndërkontinental, do të boksojë për titullin e botës për versionin WBU kundër argjentinasit, Diego Javier Sanabria, i cili ka 57 fitore kundër 10 humbjeve.

Kjo mbrëmje boksi do te shfaqet ne qytetin Kriens afër Luzernit më 1 prill. Ndër tjera do të këtë edhe tjera ndeshje në boks dhe tajboks.

Vlen të theksohet se mediat zvicerane janë duke i dhënë jehonë të madhe kësaj ndeshje për kampion botëror dhe është hera e parë që në kantonin e Luzernit boksohet për kampion të botës në boksin profesionist.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme