Në prodhimet e ushqimit për fëmijë “HIPP” përmbajtja e madhe e arsenit shkakton sëmundje të pashërueshme.
Shteti fqinjë, Serbia e ka larguar nga përdorimin “HIPP”-in pasi Inspektorati i Departamentit sanitar e ka cilësuar si produkt të rrezikshëm për fëmijët për shkak të përmbajtës së madhe të arsenit – helm i rrezikshëm që shkakton kancer, shkruan Blic, transmeton lajmi.net.
“E njoftojmë opinionit publik se Inspektorati sanitar i Departamentit për inspektim sanitar, njësia për mbikëqyrje sanitare për rajonin e Beogradit, ka marrë vendim për importuesin ‘Alca trgovina’ nga Beogradi, për ndalimin e importit të prodhimit dietetikë, ushqime për foshnjat dhe fëmijët e vegjël “HIP Bio luga Instant – oriz”, 20 g neto, lot: 6001791, eksportuesi “HIPP GmbH & Co. Export KG Austria”, për shkak se produkti i lartpërmendur nuk ju përgjigjet kushteve të përshkruar sipas Ligjit për sigurinë e ushqimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe të Shëndetësisë.
Arseni është përbërës i njohur kancerogjen, i cili rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe imunologjike, si dhe forma të ndryshme të kancerit. Ndikon drejt në ADN dhe e ndryshon atë.
Është e lidhur me diabetin dhe dëmton sistemin nervor, ose mund të shkaktoj kancer në mushkëri dhe fshikëz. Kjo është veçanërisht e rrezikshme për fëmijët dhe foshnjat në barkun e nënës që kanë sistem të dobët imunitarë, por edhe nëse nëna konsumon produktin e orizit gjatë shtatzënisë.
Sidoqoftë, në Kosovë nuk ka pasur ndonjë lajmërim që “HIPP” ka përmbajtje të madhe të arsenit, por kujdes në leximin e përmbajtës për atë çfarë i jepni fëmijës tuaj.
Produktet e “HIPP” janë të pranishme shumë në tregun kosovar.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?