Edhe Ulqini përkrah ish-komandantin Ramush Haradinaj

16:32 | 2 Mars 2017
M. A.

Kryetari i komunës së Ulqinit, Nazif Cungu ka reaguar pas vendimit të autoriteteve franceze për shtyrjen e seancës për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ai ka thënë se zvarritja e mëtutjeshme e vendimit për ish-kryeministrin e Kosovës, Z. Ramush Haradinaj, është e pakuptueshme dhe indinjuese./Arbresh.info

Postimi i plotë i Nazif Cungut:

“Zvarritja e mëtutjeshme e vendimit për ish-kryeministrin e Kosovës, Z. Ramush Haradinaj, është e pakuptueshme dhe indinjuese.

Aktakuzat për të cilat ai është ndaluar, janë hedhur poshtë nga Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi prandaj është e papranueshme që të merren akoma në konsideratë.

Ne shprehim keqardhjen dhe solidaritetin tonë për Z. Haradinaj dhe të afërmit e tij duke pritur me padurim që padrejtësia që po i bëhet të marrë fund sa më shpejt.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme