Suedia rikthen rekrutimin ushtarak

14:52 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Qeveria suedeze ka vendosur të rikthejë rekrutimin ushtarak, një veprim ky i mbështetur nga deputetët e vendit.

Ky vendim do të thotë që 4 mijë gra dhe burra do të thirren në shërbim që nga 1 janari 2018, bën të ditur zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes, transmeton portali arbresh.info.

Ata do të zgjedhën nga 13,000 të rinj të lindur në vitin 1999, ku këta do t’u nënshtrohen testeve psikologjike dhe fizike.

Suedia, një vend neutral është e shqetësuar nga stërvitjet ushtarake të Rusisë në afërsi të shteteve Baltike./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme