Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas shtyrjes së vendimit nga Gjykata e Apelit në Colmar u është drejtuar bashkatdhetarëve në Francë që kanë marr pjesë në seancën gjyqësore.
Haradinaj ka thënë se do të mbetet në Francë deri më 6 prill të këtij viti, pasi deri më 31 mars i kanë dhënë kohë Serbisë që t’i dërgon shpjegimet shtesë për kinse hetimet për Haradinajn.
“Unë do të mbetem këtu deri më 6 prill, ashtu po thonë, pasi deri më 31 mars i kanë dhënë kohë Serbisë që t’i dërgoj ato shpjegime. Ndërsa më 6 prill ballafaqohemi edhe një herë me prova e me fakte, e tek pastaj vendimi kah gjysma e prillit”, ka thënë Haradinaj në Francë, raporton lajmi.net.
Pra, edhe pas seancës së 6 prillit, Haradinaj do të duhej të qëndrojë të Francë të paktën deri ka mesi i prillit për ta pritur vendimin.
Gjykata e franceze ka njoftuar se vendimi për Haradinajn do të merret me 6 prill të këtij viti, duke sqaruar vendimin e sotëm pas përfundimit të seancës.
Për këtë vendim kanë reaguar shumë përfaqësues politik dhe lider të partive opozitare.
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...