Mogherini anulon vizitën në Bosnje, ja arsyeja

13:19 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, anuloi vizitën në Bosnje, konfirmoi përfaqësuesi special i BE-së në këtë vend.

Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Mogherini është dashur të anulojë vizitën për shkak të kushteve të këqija të motit, mëngjesin e sotëm në Sarajevë.

Mogherini tha se shpreson ta realizojë atë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Mogherini ka qëndruar dje në Mal të Zi, ndërsa pritet të vizitojë edhe Maqedoninë, Serbinë, Shqipërinë dhe Kosovën.

Në Kosovë ajo do të qëndrojë ditën e shtunë për ta inauguruar parkun tek ura e Ibrit në Mitrovicë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme