Google ADS

Gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdojë në Turqi

12:51 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme, dekretet qeveritare dhe heqja e stafit të dyshuar në lidhje me përpjekje për grusht shtet do të vazhdojë.

Rregulli emergjent u vendos në Turqi pas puçit të dështuar me 15 korrik, duke e bërë të mundur që qeveria të anashkalojë parlamentin në miratimin e ligjeve të reja dhe për të kufizuar ose pezulluar të drejtat kur gjykohet e nevojshme, transmeton portali arbresh.info.

Erdogan foli për gazetarët në avionin e tij duke u kthyer nga një vizitë në Pakistan. Turqit me 16 prill i pret referendumi për ndryshime kushtetuese./Arbresh.info

Të ngjashme