Delegacioni shtetëror nga Egjipti, udhëhequr nga Mohamed El Orabi, deputet i Parlamentit dhe ish-ministër i jashtëm i këtij shteti, në përmbyllje të vizitës së tij në Kosovë, është pritur sot nga Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, i prirë nga Elmi Reçica, kryetar.
Gjatë këtij takimi, i cili u zhvillua në një frymë shumë miqësore, bashkëbiseduesit vunë në dukje raportet tradicionalisht të mira ndërmjet të dyja vendeve dhe u shprehën të përkushtuar për avancimin e mëtejmë të tyre edhe në të ardhmen.
Anëtarët e Komisionit kërkuan që Egjipti të ngrejë zërin në favor të shtetit të Kosovës në të gjitha forumet forumet ndërkombëtare ku ai merr pjesë, me theks të veçantë në Ligën Arabe.
Përfaqësuesit nga Egjipti, pasi folën për raportet historikisht të mira ndërmjet të dy popujve, u zotuan po ashtu se do të kontribuojnë që ato të avancohen edhe më tej, ndërkaq, vlerësuan se ka hapësirë bashkëpunimi në një gamë të gjerë çështjesh me interes për të dyja vendet.
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor