Pjesëtarët e familjes Deliu nga Abria dhe ajo Muçolli nga Pokleku i komunës së Drenasit sot kanë dorëzuar një kërkesë që të ndryshojë ligji për Gjykatën Speciale.
Ata kërkesën e tyre e kanë dorëzuar tek presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministri Isa Mustafa.
Sipas tyre në kuadër të Ligjit për Gjykatën Speciale të krijohet mundësia që edhe masakrat që janë bërë nga ana e Serbisë në Kosovë të trajtohet në këtë Gjykatë.
Ymer Deliu, i cili në masakrën e Obrisë ka humbur të gjithë anëtarët e familjes së tij bashkë edhe me disa nga anëtarët e familjes Muçolli që janë masakruar në Poklek janë duke qëndruar në Kuvend deri siç kanë thënë ata në realizimin e kërkesave të tyre.
“Ne kryefamiljarët e martirëve të cilët u masakruan në mënyrën më mizore nga strukturat e regjimit të Serbisë , pa dallim moshe apo gjinie kërkojmë të ndryshohet ligji për Gjykatën Speciale për Kosovën , dhomat speciale dhe prokurorinë Speciale të vendosura në Holandë dhe të krijohet mundësia që përgjegjësit e strukturave të Serbisë për masakrën e familjes Deliu, të asaj në Poklek, Muçolli dhe të Rezallës të gjykohen në Gjykatën Speciale me seli në Holandë. Kërkoj që ju zoti kryetar i Kuvendit të inicioni dhe mundësoni të hy në rendin e ditës të parlamentit të Kosovës për votim kërkesën tonë për plotësim ndryshim të këtij ligji. Që Parlamenti i Kosovës të marrë vendim detyrues dhe të kushtëzoj dialogun e Qeverisë së Kosovën me Qeverinë e Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian deri në pranimin e Serbisë për të bashkëpunuar me Gjykatën Speciale për Kosovën me Seli n ë Hagë dhe dërgimin e përgjegjësve të Serbisë para drejtësisë në këtë Gjykatë”, tha Deliu.
Deliu i cili në masakrën e Abrisë ka humbur gruan, fëmijët, babain, nënën si dhe anëtarë të familjes tha se familja e tij edhe pas 17 vitesh kërkon drejtësi por që deri më tani asgjë nuk është bërë për këtë masakër as nga UNMIK-u e as nga EULEX-i.
“Neve na u shuan shpresat edhe nga EULEX-i pasi që të parët dhe të dytët ua kishin mësyrë çlirimtarëve e jo kriminelëve. Neve po na shuhet shpresa për çdo ditë e më shumë që para drejtësisë të sillen kriminelët. Institucionet tona deri më sot kanë neglizhuar me këtë çështje për krimet e bëra nga aparati shtetëror serb deri tani nuk u ngritën zëra”, tha Deliu.
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...