Google ADS

Kuvendi ndërpren punimet në shenjë solidarizimi për Ramush Haradinajn

11:54 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Shefat e Grupeve Parlamentare të PDK-së e LDK-së, Zenun Pajaziti e Ismet Beqiri kanë kërkuar që pas bojkotimit të seancës nga opozita dhe pas rrethanave të krijuara si pasojë e shtyrje së vendimit për Ramush Haradinaj, të ndërprehet seanca e sotme.

Deklarata e tyre ka ardhur pas kërkesës së deputetit të PDK-së, Nait Hasani që të rikthehet në Kuvend Ligji për Gjykatën Speciale, shkruan portali arbresh.info.

Zenuni e Pajaziti thanë që nuk e shohin të arsyeshme që këtë pikë ta qesin në rend dite pa qenë në seancë edhe opozita.

Vazhdimi i seancës bëhet më 6 mars në ora 10:00./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme