Google ADS

I hiqet imuniteti Marine Le Pen

12:33 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Parlamenti Evropian i ka hequr lideres së ekstremit të djathtë Marine Le Pen imunitetin nga ndjekja penale, pasi ajo postoi fotografi të të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Le Pen është nën hetime në Francë për publikimin e tri fotografive grafike të ekzekutimeve, duke përfshirë edhe prerjen e kokës së amerikanit James Foley, transmeton portali arbresh.info.

Pozita e saj si deputete e Parlamentit Evropian nuk lejonte që ajo të ndiqej penalisht.

Le Pen është duke kandiduar për presidente të Francës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme