Ahmeti: Do të ndërtojmë një çerdhe të re në lagjen Kalabria

12:09 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se është aprovuar kërkesa e Komunës së Prishtinës për ndërtimin e një çerdheje të re në lagjen Kalabria.

Ai nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka thënë se këtë e ka aprovuar Komisioni Evropian.

 

Statusi i plotë:

 

Edhe një lajm i mirë sot na vjen nga Komisioni Evropian që e kanë aprovuar kërkesën e Komunës së Prishtinës për ndërtimin e një çerdheje të re në Lagjen Kalabria.

Pas bashkëpunimit të suksesshëm dhe implementimit të Çerdhes së re në Arbëri falenderojmë BE për këtë ndihmë si pjesë e IPA fondeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme