Google ADS

Brahimaj: Vendimi për Ramushin është konstatim i mjerimit të lidershipit të Kosovës

10:15 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj është shprehur i mllefosur pas vendimit të radhës për shtyerjen e seancës për Haradinajn. Brahimaj i ka akuzuar institucionet e Kosovës si të pa fytyrë dhe të pa vlerë.

“Vendimi për shtyrjen e vendimit për Ramushin është konstatim i mjerimit të lidershipit të Kosovës. Sa të pa vlerë që jeni ju krerët e institucioneve të Kosovës por ky mjerim është se jeni të paftyrë. Reagimi juaj në këtë pengmarrje është reagim i “gëzimit të heshtur”, por kinse protestues. Ju ju mban serviliteti. Shpresa juaj e shpëtimit personal është serviliteti. Jeni të tmerruar se sdo të kaloj demarkacioni e kurrë asociacioni” shkruan Labi Brahimaj në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme