Google ADS

Lekaj: Silleni demarkacionin dhe votojeni, mos e mbani peng Haradinajn

10:26 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka kërkuar që seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës të ndërpritet si përgjigje ndaj shtyrjes së vendimit për liderin e AAK-së Ramush Haradinaj sot në gjykatën e Francës, shkruan arbresh.info.

Lekaj ka thënë se lideri i tyre po mbahet peng i asaj që mund të jetë edhe demarkacioni dhe shumë të këqija të tjera të Kosovës.

“Kërkoj që të ndërpritni këtë seancë dhe reflektoni sa nuk është bërë vonë. Ramushi është peng i asaj që ndoshta edhe i procedimit te demarkacionit dhe i shumë të këqijave të Kosovës. Nëse don ta mbani peng bjereni demarkacionin dhe votojeni”, është shprehur Lekaj./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme