Lidhja e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka shprehur pakënaqësinë e saj me drejtësinë franceze për mos lirimin e ish Komandantit të Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit dhe ish Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Sipas historianëve, drejtësia franceze me këtë gjest ka treguar edhe një herë se ajo nuk është shtet demokratik dhe mbi të gjitha ajo po e mbron krimin duke rene pre e ndikimeve të qarqeve të caktuara serbe.
“Drejtësia franceze duhet të kuptoj se ishin pikërisht serbët ata që kryen gjenocid kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë gjithë periudhës prej vitin 1912 kur Kosova u nda dhunshëm nga trungu i shteti ame e deri me 1999 kur shtete e fuqishme të botës demokratike në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë fund represionit serb në Kosovë.
Ky akt i sotshëm i drejtësisë franceze nuk donë me shumë komente vetëm se sa të dëbohet nga Kosova Ambasadori i Francës dhe në të njëjtën kohë nga atje të tërhiqet Ambasadori i Kosovës.
France, po e dëshmon se është mike e Serbisë dhe si e tillë ajo po luan me ndjenjat e shumë shqiptarëve. Ramush Haradinaj, ishte, është dhe do të jetë vlerë e pa zëvendësueshëm e popullit tone. Ai ka dëshmuar se është luftëtar i lirë dhe burrështetas i madh. Ai për dy herë radhazi ka dëshmuar pafajësinë e tij dy herë në Tribunalin e Hagës”, thuhet në reagimin e historianëve të Deçanit.
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...