Google ADS

Sulmohet fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri

09:46 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Një femër nga Suhareka ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe babai i bashkëshortit të saj.

Viktima është detyruar që së bashku me fëmijët e saj të largohet nga shtëpia, shkruan arbresh.info.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zyrtarët e QPS dhe kanë marrë viktimën me tre fëmijët e saj, të cilët janë trajtuar ne baze te procedurave vepruese.

Nuk raportohet për të arrestuar./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme