Në situatën e krijuar në Maqedoni, ku shqiptarët nën këtë shtet lugat gjenden në një moment kyç historik për realizimin e të drejtave elementare është e domosdoshme që shqiptarët të ringjallin dhe praktikojnë shprehjen NJË KOMB – NJË QËNDRIM. Rrethanat aktuale kërkojnë domosdoshmërisht një bashkim të shqiptarëve, kudo që gjenden për të vepruar si një komb i bashkuar. Është koha t’i lëmë në një anë kacafytjet politike dhe të veprojmë me një qëndrim karshi politikës ultranacionaliste sllavo-maqedonase.
Nese gjuha shqipe dhe të drejtat e tjera të ligjshme të shqiptarëve janë kërcenim për ardhacakët sllavo-maqedonas atëherë ky është problem i tyre, të drejtat tona kombëtare janë të panegociueshme. Marrëveshja e Ohrit, si kompromis i madh i shqiptarëve e shpëtoi IRJM-në nga shpërbërja, ndërsa mos zbatimi i saj nga sllavo-maqedonët e varrosi këtë krijesë artificiale. Përfundimisht është koha, që një herë e mirë sllavo-maqedonët ta kuptoj se pa garantimin dhe zbatimin e të gjitha të drejtave për shqiptarët si populli i vetëm autokton në këto troje, nuk do të këtë kurrë Maqedoni!
Urgjentisht të formohet Fondit për Zonat e Rrezikuara të Shqipërisë. Ky fond i dy shteteve shqiptare duhet të përdorët për zhvillimin e projekteve ekonomike, që do të mbronte shqiptarët nga shpërngulja, si dhe për stimulimin e rikthimit në identitet dhe origjinë të shqiptarëve ortodoksë nën IRJM, të cilët janë të shumtë në krahinën e Rekës dhe në dy anët e liqenit të Ohrit.
Shovinizmi shtetërore, dhuna e terrori sistematik ndaj shqiptarëve autokton në IRJM, pabarazia ekonomike, diskriminimi në investime shtetërore, burgosja e ish-ushtarëve të UÇK-së me raste të montuara, mohimi i përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, mos-përfaqësimi i përshtatshëm në institucione qendrore e lokale dhe mos-zgjidhja e statusit të kategorive të luftës së UÇK-së dhe në përgjithësi trajtimi i shqiptarëve si qytetarë të pabarabartë, si pakicë dhe jo si komb shtetëformues duhet të marrë fund një herë e mirë.
Mërgata shqiptare, ashtu si gjatë gjithë historisë që kanë dhënë kontribut të pazëvendëshueshëm pozitiv,në gjitha proceset në përpjekjet e popullit shqiptar për zhvillimin e arsimit e të kulturës shqiptare, ngritjen e vetëdijes kombëtare, çlirimin e atdheut nga robëria, mbrojtjen e tij nga copëtimi dhe bashkimin e Shqipërisë, edhe kësaj radhe duhet të mobilizoj shqiptarët në mbështetjen e proceseve pozitive në atdhe.
Në përfundim, një thënie nga rilindasi ynë i madh kombëtar Sami Frashëri: “Ay shqiptar që lë vëllezërit e tij e ndahet nga shqiptarët për t’u bashkuar me armiqt’ e Shqipërisë i hequr prej besës, ay është tradhëtar, është armiku i kombit e mëmëdheut. Të këtillë, shqiptarë më mirë të mos jenë se të jenë.”
Tahir Veliu
Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar
______________________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...