Dashi – Dite mjaft romaneske dhe e bukur kjo e sotmja për të dashuruarit. Do bashkëpunoni gjate gjithë kohës me atë që keni në krah dhe do kaloni momente të mrekullueshme. Beqarët duhet të joshin pa pushim gjatë kësaj dite sepse mundësitë për te krijuar një lidhje serioze do jenë të shumta. Situata financiare do konsolidohet ndjeshëm. Do jeni të qetë në këtë plan.
Demi – Në jetën sentimentale të çifteve nuk do ndodhë ndonjë gjë e keqe gjatë kësaj dite, megjithatë nuk do përjetoni ato emocione që keni menduar. Beqarët do jenë shumë të angazhuar dhe nuk do gjejnë aspak kohë të merren me dashurinë. Financat do jenë paksa delikate, por me pak maturi dhe kujdes mund t’ia dilni mbanë. Shpenzimet duhen ulur.
Binjakët – Dielli do ndikoje së tepërmi sot në jetën tuaj sentimentale. Do tregoheni tolerantë dhe mjaft të kuptueshëm me partnerin. Ata që kanë kohë bashkë mund të mendojnë për një fejesë. Takimet për beqarët do jenë të shumta. Shfrytëzojeni secilin. Situata financiare do këtë përmirësime të ndjeshme. Tashmë do tregoheni më të përgjegjshëm për veprimet tuaja.
Gaforrja – Ditë e qetë dhe e këndshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ia kaloni mjaft mirë pranë partnerit dhe do flisni për një temë mjaft delikate. Ai do iu kuptojë më shumë sesa e mendonit. Beqarët do joshen nga disa persona, por do jenë të pavendosur. Pozicionimi i mirë i Mërkurit do favorizojë një situate financiare të qëndrueshme. Mund të bëni edhe ndonjë shpenzime me tepër.
Luani – Venusi do e mbrojë mjaft jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Në orët e para të mëngjesit do jeni paksa të shpërqendruar, por gjithçka do rregullohet nga mesdita. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por mund të nisin edhe një histori dashurie serioze. Jupiteri do iu ndihmojë në planin financiar. Priten përmirësime të ndjeshme, çka do iu bëjë të ndiheni më të qetë.
Virgjëresha – Influenca e yjeve në planin sentimental të çifteve do jetë e kontrastuar gjatë kësaj dite. Do kaloni disa momente të lumtura pranë partnerit tuaj, por nuk do mungojnë as debatet e vogla. Beqarët do kenë nja takim të papritur që mund t’ua ndryshojë tërësisht të ardhmen. Edhe financat do kenë përmirësime. Do e stabilizoni buxhetin dhe do hiqni disa lek mënjanë.
Peshorja – Edhe pse do keni shumë dyshime për partnerin sot, nuk duhet të bëni asgjë të nxituar. Xhelozia e tepërt mund ta shkatërroje një lidhje, ndërsa debatet e njëpasnjëshme mund ta mërzitin partnerin. Beqarët do kenë një ditë të mrekullueshme. Do takoni personin e ëndrrave. Situata financiare do jetë mjaft e qëndrueshme, megjithatë mos ndërmerrni shumë rreziqe.
Akrepi – Bëni kujdes sot mos ëndërroni për një person tjetër që nuk është partneri. Askush nuk mund t’iu bëjë te ndiheni siç e bën ai, kështu që mos guxoni të shihni dike tjetër. Beqarët do kenë vetëm disa pëlqime dhe asgjë me tepër. Mos e humbni shpresën. Me financat duhet të bëni kujdes nëse nuk doni të përballeni me surpriza të këqija. Maturia duhet të mbizotërojë në çdo moment.
Shigjetari – Gjatë kësaj dite do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet dhe problemet që keni pasur me partnerin. Do ndiheni më të qetë dhe do jeni më optimistë për të ardhmen. Një takim impresionues do ndodhë për ata që janë vetëm. Nëse e shfrytëzoni këtë mundësi, jeta mund t’ju ndryshojë shpejt. Financat do jenë më të qëndrueshme, kështu që mund të bëni shpenzimet e menduara.
Bricjapi – Bëni çmos gjatë kësaj dite ta largoni rutinën në çift nëse doni që gjërat të shkojnë mirë. Surprizojeni herë pas here partnerin dhe ledhatojeni shpesh. Beqarët do bënin mirë të mos fillonin sot asnjë lloj angazhimi. Nuk është koha e duhur. Në planin financiar duhet të merreni me tepër me menaxhimin e të ardhurave. Pak nga pak mund të arrini standardet e kërkuara financiare.
Ujori – Do kërkoni më shumë pavarësi gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe kjo nuk do t’i pëlqejë aspak atij që keni në krah. Mund të debatoni me të dhe do mërziteni. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të fillojnë angazhime serioze. A jeni ju të gatshëm t’i kushtoni shumë kohë personit që do keni pranë? Me financat duhet të tregoheni vigjilente dhe të matur me shpenzimet.
Peshqit – Ne jetën në çift ambienti do jetë gjatë gjithë kohës i ngrohtë. Si ju ashtu dhe partneri do jeni të gatshëm të bëni lëshime dhe të tregoheni më të kuptueshëm. Për beqarët do ketë një takim të papritur, por mjaft emocionues. Mos e humbni për asnjë arsye. Situata financiare do jetë e mirë. Me pak fat do mund të kryeni edhe transaksionet që kishit menduar.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...