Shfaqja “Kosovo for dummies“ e autorit Jeton Neziraj, në regji të Johannes Mager do të shfaqet për katër netë radhazi edhe në Kellertheater në Winterthur të Zvicrës, duke filluar nga sonte deri më 5 mars.
“Kosovo for dummies“, është shfaqur me shumë sukses në Bern, Zurich e Lucern, Prishtinë, Tiranë, Ferizaj e Tetovë dhe po ashtu edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor euro-scene Leipzig, në Lajpcig të Gjermanisë.
Në shfaqje luajnë aktorët: Albana Agaj, Gunther Kaindl, Ursula Stäubli, Robert Baranoëski, Nadim Jarrar.
„Kosovo for dummies”, është një komedi e realizmit magjik, që në mënyrë groteske e sureale shtjellon një histori të vogël të një vajze me emrin Antigona, e cila dëshiron të fluturoj bashkë me ëndërrta e saja. Në këtë komedi nuk derdhet as një pikë gjaku, sado që ngjarjet që ajo i shtjellon janë mjaft dramatike, madje-madje, nuk do të eksplodojë as edhe ndonjë bombë, pavarësisht se njëri nga personazhet e shfaqjes është mysliman.
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban