Kjo makinë do t’ju çmend (Foto)

07:25 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Range Rover Velar, është modeli më i ri i makinës, prezantuar sonte në  Design Museum, në Londër, mes shumë të ftuarish Vip.

Velar është projektuar dhe ndërtuar në Britani dhe është dërguar për testim në Afrikën Veriore, me qëllim shmangien e spiunëve industrialë dhe testimin “off road” makinës.

Sipas inxhinierëve, Velar arrin shpejtësinë 100 km/orë për 5.3 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale të limituar në 250 km/orë.

Velar është makina e katërt luksoze, familjare e prodhuar nga Range Rover dhe nga përmasat është midis Range Rover Evoque dhe Range Rover Sport.

Ky model i ri i Range Rover pritet të kushtojë rreth 52 000 euro.

1488415239_16 1488415040_11 1488415096_01 1488415106_03 1488415116_05 1488415121_06 1488415143_10 1488415227_14

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme