Të drejtat e publikimit për dy libra me kujtime nga Shtëpia e Bardhë që do të shkruhen nga Barak dhe Michelle Obama janë shitur tek shtëpia botuese Penguin Randon House për një shumë të konsiderueshme prej 60 milionë dollarëve amerikanë.
Diçka e tillë është konfirmuar nga vetë zyrtarët e kësaj kompanie, ndërkohë që mbeten ende për t’u zbuluar titujt e librave. Ngjarja ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave, teksa disa prej tyre kanë shkruar se çifti Obama mund të arrijë një pasuri prej 200 milionë dollarësh amerikanë në 15 vitet e ardhshme, nga kontratat e librave, fjalimet e paguara, pensioni vjetor i ish-Presidentit, por edhe nga të ardhura të tjera të ligjshme.
Ish-Presidenti Barak Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle, kanë arritur një marrëveshje me vlerë 60 milionë dollarë, në këmbim të shitjes së të drejtave të publikimit për dy libra autobiografikë me kujtime nga Shtëpia e Bardhë.
Kjo çështje e cila po diskutohej prej javësh, shkaktoi një betejë mes shtëpive botuese të cilat po luftonin për të gjetur një akord, por në fund çifti Obama vendosi të pranonte ofertën e bërë nga Penguin Random House.
Deri më tani, nuk janë caktuar titujt e këtyre dy librave, por diçka e tillë pritet të zbardhet shume shpejt.
Në fakt çifti Obama nuk është i panjohur me botën e librave. Ish-Presidenti ka shkruar dy best-seller siç janë ‘Ëndrra nga im atë si dhe ‘Guxim për të shpresuar’.
Nga ana tjetër, Michellë është autorja e librit ‘American grown’, një libër i cili ka të bëjë me ushqimin dhe kopshtarinë.
Shuma e konsiderueshme e parave për të cilën u shit e drejta e publikimit të dy librave me kujtime ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave amerikane dhe atyre ndërkombëtare.
Business Insider në një artikull kushtuar Barak dhe Michelle Obama, shkruan se çifti mund të fitojë afro 200 milionë dollarë në 15 vitet e ardhshme, para që mund të vijnë nga kontrata për libra, fjalime të paguara, por edhe aktivitete të ndryshme.
Barak Obama hyri në Shtëpinë e Bardhë si një milioner, pasi pasuria e tij ishte 1.3 milionë dollarë në bazë të deklarimit të pasurive.
Ndërkohë, pasuria e tij aktuale përllogaritet të jetë 11.8 milionë dollarë. Deri në fund të jetës së tij, familja e ish-Presidentit do të përfitojë një pension vjetor prej 200 mijë dollarësh.
Pasurimi i famijeve presidenciale nuk është një çështje e panjohur për Shtetet e Bashkuara teksa nga të ardhurat e tilla, familja e ish-Presidentit Bill Klinton raportohet se ka një pasuri që arrin në 80 milionë dollarë.
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...