Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës rrezikun që u kanoset çdo ditë fëmijëve dhe banorëve të dy fshatrave të Librazhdit, të cilët mund të mbyten në lumë, sepse rrugës së fshatit i ka dalë “pronari”.
15 fëmijë, nxënës të shkollës 9 -vjeçare të Hotolishtit dhe 400 banorë të fshatrave Çerçan dhe Dardhë rrezikojnë jetën duke kaluar në një shteg buzë lumit Shkumbin pasi rrugës i ka dalë “pronari”.
Rreth 800 m të ish-rrugës janë rrethuar me një gardh me tela nga firma “Remi” shpk, që në vitin 2007 ka marrë me koncesion ndërtimin e Hec Egnatia në Librazhd. Në vitin 2015 ish-komuna e Hotolishtit mori vendimin për hapjen e rrugës, vendim i cili deri më sot nuk u zbatua asnjëherë.
Fiks Fare mori një ankesë pikërisht nga këta fëmijë. Njëri prej tyre, Fatjoni 12 vjeç, telefonoi pranë zyrave të Fiksit i tmerruar nga skena që i ishtë dashur të shikonte dhe përjetonte. Ai dhe mamaja e tij kishin tentuar të kalonin jo pëgjatë shtegut të rrezikshëm, por në rrugë pasi i kishin parë hapur dyert hyrëse të rrethimit. Sipas tij rojet të cilët ruajnë objektin dhe djali i pronarit i kishin ofenduar dhe sharë, pasi po kalonin në pronën e tyre.
Në këtë moment ka ndërhyrë djali i tij i xhaxhait i cili më pas është goditur në kokë me një copë druri nga rojet dhe është gjakosur. Në videon nisur Fiks Fare shihet qartë djali i çarë në kokë dhe dëgjohen zërat e fëmijëve të tmerruar.
Për këtë ngjarje të ndodhur ditën e shtunë me datë 24 në orët e para të mëngjesit është bërë edhe një denoncim pranë policisë së Librazhdit dhe çështja i është referuar organit të prokurorisë.
Gazetarët e Fiksit i shoqëruan fëmijët përgjatë rrugës që bëjnë për në shkollë. Një vajzë e klasës së dytë rrezikoi të rrëshqiste në lumin Shkumbin. Vëllai i saj tregon se kjo nuk është hera e parë që motra e tij rrezikon të bjerë në lumë. “Unë e kam mbajtur dhe ndihmuar disa herë, pasi ajo është shumë e vogël. Prindërit na shoqërojnë gjithmonë pasi kemi frikë. Nuk na lënë vetëm. Tek rruga kemi frikë të kalojmë pasi na shajnë dhe qëllojnë” –pohon ai.
“Pronari” i rrugës
“Pronari” i ri i rrugës është administratori i firmës “Remi” SH.P.K, zoti Ismal Leka. Në vitin 2007 kjo firmë fitoi të drejtën e koncesionit dhe ndërtimit të hidrocentralit “Egnatia”. Në atë periudhë kanë filluar konfliktet e para me banorët e zonës, pasi e akuzonin administratorin për përvetësim të pronave të tyre. Kjo nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, siç pohojnë vetë banorët .
Në vitin 2017 Ismal Leka, bashkë më noterin Kujtim Kaca u arrestuan pas një hetimi të krimit ekonomik në Elbasan. Sot proceset gjyqësore vazhdojnë dhe ende nuk është marrë një vendim përfundimtar. Ndërkohë që sipas banorëve ai është në gjendje të lirë dhe vazhdon të mos i lejojë të kalojnë as në rrugën e fshatit.
Neglizhenca e njësisë administrative Hotolisht
Fiks Fare u interesua edhe pranë njësisë administrative Hotolisht. Sipas administratorit Bexhet Çekrezi, kjo rrugë rezulton e hapur. Ai shprehet se nga njësia janë marrë të gjitha masat. Madje kanë gjobitur edhe firmën “Remi”shpk me 10 milionë lekë. Firma është gjobitur dhe i janë bllokuar edhe llogaritë, deri sa të mbarojnë proceset gjyqësore.
“Sipas marrëveshjes që ne kemi bërë me firmën, portat duhet të rrinë të hapura për të kaluar banorët. Ne nuk kemi dijeni që portat janë mbyllur.” -tha administratori i Hotolishtit për Fiksin. Çekrezi refuzoi të japë një intervistë, pasi nuk ishte i autorizuar nga kryetari i Bashkisë Librazhd.
Ai nuk ju përgjigj pyetjes se kur do të zbatohej vendimin i ish-komunës edhe pse u insistua nga gazetarët e Fiksit. E vetmja gjë që siguroi administratori ishte se “ do të bëhet shumë shpejt”, por pa dhënë asnjë datë.
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...