Lazio fiton derbin në Kupë, mposht 2-0 Romën

23:36 | 1 Mars 2017
Trina Galanxhi

Lazio ka fituar ndeshjen e parë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë përballë rivalëve të përjetshëm, Romës, me rezultatin 2-0.

Golat e Sergej Milinkovic-Savic në të 29’ dhe Ciro Immobile në të 78’ i kanë dhënë fitoren Lazios.

Simone Inzaghi ka aktivizuar nga minuta e parë edhe gardianin shqiptar të portës, Thomas Strakosha, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në të 76’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme