Google ADS

Brexit, Dhoma e Lordëve “shuplakë” qeverisë

22:48 | 1 Mars 2017
Trina Galanxhi

Qeveria britanike është mundur për herë të parë në debatin parlamentar mbi Brexit, siç njihet ndryshe dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. 

Dhoma e Lordëve ka aprovuar një amendament, me 358 vota pro dhe 256 kundër, përmes të cilit kërkon që të garantohen të drejtat e qytetarëve europianë që banojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas raportimeve të BBC, topi kalon tashmë në Dhomën e Përfaqësuesve, të cilës i takon fjala e fundit. Amendamenti i mundëson kryeministres Theresa May që të zyrtarizojë nenin 50 të Traktatit të Lisbonës dhe të fillojë negociatat me Brukselin.

Por dokumenti i miratuar nga lordët i kërkon qeverisë që të shpallë masat përkatëse brenda 3 muajsh nga fillimi i procesit të largimit nga BE-ja, për t’u garantuar të njëjtat të drejta qytetarëve të BE-së në Britani.

Qeveria britanike insiston se dëshiron të ruajë këtë linjë, por ngul këmbë në faktin se më parë duhet të nisin negociatat. Por Dhoma e Përfaqësuesve një variant të mëparshëm që e hedh amendamentin, ndaj dhe vota e lordëve mund të zhvlerësohet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme