Damien Chazelle dhe Barry Jenkins, regjisorët e filmave që u përfolën në gafën e ceremonisë Oscar, kanë mbledhur forcat dhe përmes një videoje kanë rrëfyer ndjenën e përvojën e tyre të çuditshme.
“Ishte situatë turbulluese, por megjithatë kishte diçka të bukur”, është shprehur regjisori i filmit Moonlight, transmeton portali arbresh.info.
Në ceremoninë e Oscar La La Land gabimisht u shpall filmi më i mirë, ndërsa shumë shpejt gabimi ‘u rregullua’ dhe filmi më i mirë u shpall Moonlight.
“Çdo gjë dukej e organizuar aq mirë, sa në fillim mendova se po bënin shaka”, ka thënë regjirori i La La Land.
Megjithatë gafa e Oscarit nuk ka kaluar pa ngjallur humor në rrjetet sociale, ku shumë përdorues të mediave sociale kanë thënë se ‘Rusia ka gisht në ndrrimin e zarfave’. /Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...