Ndiqej nga policia, Toyota “fluturon”

22:12 | 1 Mars 2017
Trina Galanxhi

Një makinë Toyota ka fluturuar për disa metra duke zënë poshtë edhe një automjet tjetër, ndërsa drejtuesi i saj po përpiqej t’i shpëtonte policisë.

Kevonte Dekorey Austin nuk i ishte bindur një patrulle policie në Louisiana të SHBA, e cila i kishte kërkuar të ndalonte për shkak se kishte kaluar limitin e shpejtësisë.

Pas kësaj në ndjekje të tij janë vënë disa patrulla të tjera, e pas disa minutash ata i kanë bllokuar rrugën. Por Austin nuk ka ndaluar sërish duke dalë nga rruga dhe me një shpejtësi prej 185 km në orë, ai është përplasur me bordurën dhe makina e tij është ngritur në ajër për disa metra.

Makinë e tij ra mbi një makinë tjetër të parkuar, fatmirësisht askush nuk ishte brenda saj.

18-vjeçari u arrestua dhe tashmë pritet që të dalë përpara gjykatës për të marrë edhe dënimin e nevojshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=ek876D_mb0I

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme