Policia e Shtetit ka nisur një tjetër operacion masiv në të gjithë vendin për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Operacioni ka filluar rreth orës 16.00 të ditës së sotme dhe do vijojë për disa ditë rresht duke pasur kontrolle si nga toka ashtu edhe nga ajri.
Në operacion janë përfshirë 4150 punonjës policie si edhe efektivë të FNSH-së. Gjatë këtij operacioni do të ketë kontroll të imtësishëm të gjitha serave, depove, magazinave, ambienteve dhe shtëpive të braktisura, tuneleve e ish-reparteve ushtarake.
Gjithashtu kontrollet do përqendrohen në çdo zonë ku përgjatë 10 viteve të fundit është evidentuar kultivim i bimëve narkotike.
Kontrollet nga ajëri do përqendrohen në zonat malore e të thepisura. Në kontrollet nga ajri do përfshihet FNSH ku do kontrollohet çdo stan e parcelë që gjatë 10 viteve të kaluara ka pasur bimë narkotike të kultivuara.
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...