Veprimin e presidentit Ivanov për refuzimin e dhënies së mandatit për Zoran Zaev, i pari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, e ka cilësuar si krah institucional të protestave shoveniste e raciste maqedonase.
Tutje ai e ka quajtur kriminale qeverisjen e Ivanov dhe Gruevskit, të cilët, sipas Ymerit, janë duke prodhuar një sistem të padrejtë dhe të pabarabartë sikur midis përkatësive të ndryshme kombëtare, ashtu edhe mes shtresave të ndryshme shoqërore.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të tij.
“Platforma e shqiptarëve qenka e papranueshme për Presidentin e Maqedonisë. Kjo flet shumë për karakterin që ka marrë ky shtet.
Platforma nuk është se kërkon kushedi se çka, përveçse arritjen dhe realizimin e të drejtave minimale të shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet. Pra, për Maqedoninë të drejtat minimale të shqiptarëve, çfarëdo hapi drejt çlirimit prej shtypjes, e aq më tepër drejt barazisë së shqiptarëve, qenka e papranueshme dhe po e rrezikoka sovranitetin e Maqedonisë. Dëshmi më të mirë se Maqedonia është e ngritur në kurriz të shqiptarëve dhe jeton mbi shtypjen e tyre nuk ka.
Vendimi i Ivanov për ta pamundësuar qeverinë e drejtuar nga Zaev për shkak të Platformës së shqiptarëve është krahu institucional i protestave raciste dhe shoveniste të nacionalistëve maqedon. Edhe vet ky vendim ka ngarkesa shoveniste e raciste.
Ndërkohë që BE ende nuk ka folur për këtë gjë. Madje deklarimet e Ivanov ishin bërë në prani të ambasadorëve. Po të kishte protesta të tilla fashiste e deklarime të tilla shoveniste institucionale në Kosovë a Shqipëri do të kishin reaguar deri tash të gjithë pa dallim: zyrtar të BE-së, ambasadorë, zëdhënës, OJQ, e të tjerë.
Ivanovi dhe Gruevski duan që përmes kartës së shqiptarofobisë ta mbrojnë edhe qeverisjen e tyre kriminale dhe të korruptuar, që prodhoi një sistem dhe shoqëri të padrejtë dhe të pabarabartë sikur midis përkatësive të ndryshme kombëtare, ashtu edhe mes shtresave të ndryshme shoqërore.
Pavarësisht kësaj shqiptarët duhet të rrinë bashkë. Kjo situatë e bën edhe më të vlefshëm qëndrimin bashkë dhe Platformën rreth së cilës janë bashkuar. Në asnjë mënyrë nuk bën të ndahen. Përfaqësuesit politik shqiptarë nuk duhet t’ia mundësojnë Gruevskit themelimin e qeverisë, asesi. Ata po ashtu në asnjë moment nuk bën të lihen vetëm nga Tirana zyrtare. Sa për Prishtinën me këtë pushtet, rrezik që do të ndërhynin për ta mbrojtur Gruevskin, dhe idenë e tij të mëhershme për qeveri gjithëpërfshirëse”.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...