Ish-efektivi i forcave komando në Shqipëri, Neim Avdulaj, pretendon se paratë e fituara nga grabitja në Qafë Kashar-Rinas i ka humbur në kazino.
Në deklarimet e dhëna para hetuesve, Avdulaj tha se paratë që fitonte në formën e shpërblimit për dhënien e informacionit i ka harxhuar në lojra fati. Edhe ditën e arrrestimit, ai u prangos para një kazinoje në Vlorë.
Në dëshminë e tij, ai thotë se rreth 300 mijë euro i ka harxhuar në kazino, shumë kjo që ka pretenduar se e ka fituar nga dhënia e informacionit për grabitësit e rrugës Qafë Kashar-Rinas, shkruan Abcnews.
Nga ana tjetër, edhe Admir Çerpja i cili ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ka sqaruar se një pjesë të parave që ka fituar i ka harxhuar në lojra fati.
Ai ka sqaruar para hetuesve, se ishte ai që ka bërë prezantimin e Dash Kupës me Neim Avdulajn, pasi ky i fundit po kërkonte njerëz që të grabisnin mjetet e transportit të parave të bankës. Sipas Çerpjas, fillimisht Avdulaj kishte menduar të godiste vetë mjetet e transportit, pasi masat e sigurisë ishin nën nivelin minimal.
Por më pas, kishte kërkuar njerëz që të bënin grabitjen dhe ai t’i furnizonte me informacione, ashtu edhe siç ndodhi më vonë. Për marrjen e informacionit për lëvizjen e mjeteve, Avdulaj kishte organizuar Fatjon Xhyliun, Ditjon Memlikajn dhe tashmë të penduarin e bandës, Admir Çerpija.
Ky i fundit, ka treguar se për vëzhgimin e dhjetorit të 2015-s, ku u bë grabitja e parë e eksportës së shoqërimit të parave të bankës, ka përfituar në formë shpërblimi 70 mijë paund, në prerje të vogla. Këto para, ka thënë Çerpja më pas i ka shpenzuar në bixhoz dhe në investime në shtëpinë e tyre në lagjen Bathore në Tiranë.
Për dy grabitjet e ndodhura në rrugën Qafë Kashar-Rinas, tashmë janë arrestuar 4 të dyshuarit për dhënien e informacionit, 2 të dyshuar si pjesëmarrës në grabitje dhe Admir Murataj që tashmë është shpallur në kërkim. Edhe pse janë vjedhur rreth 7 milionë euro në dy grabitjet e ndodhura në rrugën Qafë Kashar –Rinas, policia ka arritur të gjejë rreth 300 mijë euro.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...