Google ADS

Deklaratë e ‘çmendur’ lidhur me Messin

21:09 | 1 Mars 2017
Arbresh.info

Klubi turk Altinordu nuk do të pranonte që as Lionel Messi të luante për ta.

Të gjithë do të donin që Lionel Messi të luante në klubin e tyre, por presidenti i Altinordu, Mehmet Seyit Ozkan do ta refuzonte ardhjen e argjentinasit në ekipin e tij.

Arsyeja pse Ozkan nuk do të donte që njëri nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit t’i bashkohej skuadrës së tij është politika që ai ndjek duke luajtur vetëm me futbollistë turq të cilët janë deri në moshën 21-vjeçare.

Altinordu aktualisht bën gara në ligën e dytë të Turqisë, por sipas Ozkan klubi shumë shpejtë do të ngjitet në Super Ligën turke dhe nuk e ka ndërmend që të thyejë rregullat për lojtarët e huaj.

“Edhe nëse Messi do të kërkonte të luante pa para për Altinordu, unë do ta refuzoja”, ka thënë ai për mediat turke.

“Kam besim të plotë në lojtarët tanë të rinj dhe dua t’u jap rast vetëm turqve”.

“Objektivi ynë është që të ngjitemi në Super Ligë dhe deri në vitin 2023 synojmë që të marrim pjesë në garat evropiane, pasi që po at vit kremtojmë 100 vjetorin e themelimit”, ka përfunduar Ozkan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme