Xhaferi: Ivanov po bënë grusht-shtet

20:00 | 1 Mars 2017
Arbresh.info

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Talat Xhaferi, ka komentuar mosdhënien e mandatit nga ana e presidentit, Gjorge Ivanov, që LSDM të formoj qeverinë e re në Maqedoni.

Ai në një lidhje telefonike për InfoBox të RTV Dukagjinit, akuzon presidentin Ivanov se duke uzurpuar të gjitha kompetencat, ai po bënë grusht-shtet në Maqedoni.

“Vendimi i fundit i Ivanovit në drejtim të përshkallëzimit të krizës politike në Maqedoni, edhe pse pritej që ai do të reflektoj, në faktin që ai vet vendosi kushte që të vërtetohet mandatari me nënshkrimet e deputetëve, gjë që me ditën e sotme, duket se ai ka nda mendjen me shkeljen e kushtetutës. Dhe unë do të thoja që me këtë akt, Ivanov shkon edhe më tej dhe bënë grusht-shtet”, tha Xhaferi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme