Google ADS

Memushaj me probleme, vjen edhe një dënim

19:40 | 1 Mars 2017
Arbresh.info

Sikur të mos mjaftonin problemet që ka në jetën e tij dhe faktin që Pescara është në fund të renditjes, Ledian Memushajt i duhet të paguajë edhe një gjobë.

Mesfushori shqiptar është gjobitur nga Gjykatësi Sportiv në Itali me 1500 euro, pasi në humbjen që skuadra pësoi ndaj Chievos protestoi ashpër ndaj arbitrit duke kaluar limitin.

Memushaj, që është edhe kapiten i Pescaras, u ndëshkua edhe me karton të verdhë në këtë ndeshje por tashmë i duhet të paguajë edhe gjobën e majme.

Pescara është me një këmbë e rënë nga Seria A, teksa me ardhjen e Zdenek Zemanit në ekip pritet që situata të ndryshojë disi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme