SHBA-të dhe Koreja e Jugut kanë filluar një stërvitje ushtarake të përbashkët, përkundër tensioneve me Korenë e Veriut.
Ministria e Mbrojtjes në Korenë Jugore dhe ushtria amerikane me bazë në jug kanë konfirmuar fillimin e stërvistjeve të përbashkëta, transmeton portali arbresh.info.
Ushtrimet do të kryhen në tokë, ajër dhe nga forcat detare dhe pritet të zgjasin deri në fund të muajit prill.
Ka gjasa që të dy aleatët të vendosin mjetet e tyre kryesore strategjike në stërvitje për t’i dhënë një paralajmërim kundër provokimeve të Koresë Veriore.
Të martën, lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un ka inspektuar një njësi të madhe ushtarake dhe ka nxjerrë udhëzime për rritjen e gatishmërisë luftarake./Arbresh.info
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...