Google ADS

Pas aludimeve për ndarje, rrëfehet Dua Lipa: Jam në lidhje dhe e dashuruar (Foto)

17:38 | 1 Mars 2017
Arbresh.info

Është përfolur dje (e martë) në media për një ndarje të mundshme mes këngëtares Dua Lipa dhe Isaac Carew.

I gjithë dyshimi erdhi pasi dyshja kohëve të fundit nuk shihen shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit, madje edhe në rrjetet sociale nuk publikojnë më fotografi së bashku.

Por këtë gjë e hedh poshtë vet Dua Lipa, e cila gjatë ditës së sotme në një intervistë për një nga televizionet në Angli, bëri të ditur se vazhdon të jetë në lidhje.

“Po jam në një lidhje, dhe jam e dashuruar”, ka thënë ajo shkurt pa dashur të flasë më gjatë.

Përndryshe, ajo është shumë e angazhuar me koncerte, gjersa brenda muajve të ardhshëm pritet lansimi i projektit të saj më të ri.

dualippa

Të ngjashme