Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta zhvilloi këtë të mërkurë një bisedë telefonike me ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Zyra e shtypit pranë kreut të Kuvendit thotë se zoti Meta i shprehu solidaritetin e tij dhe të Kuvendit të Shqipërisë dhe uroi që të marrë fund sa më shpejt ky proces që sipas tij është absurd dhe provokativ.
Kryeparlamentari shprehu dëshirën për tu takuar sa më shpejt me Ramush Haradinaj, në Tiranë ose Prishtinë.
Meta ka pasur edhe më herët bisedë telefonike me kreun e AAK-së në momentin kur ai u arrestua në Francë në kuadër të një urdhër arresti të Serbisë për akuzën e krimeve të luftës.
Haradinaj nesër në ora 9 do të del para gjykatës së Apelit në Colmar.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...