Kur dikush të ‘shkatërron’ foton e jetës

16:26 | 1 Mars 2017
Trina Galanxhi

Kjo fotografi e këtij çifti të sapomartuar, del të mos jetë fotografia për të cilën kanë ëndërruar ata.

Nusja e veshur me fustan të bardhë, e buzëqeshur para kamerës, ndërsa burri i saj i veshur me stil, që i qëndron asaj pranë një pishine,  prishtet për pak gjë, transmeton portali arbresh.info.

wedding-photobomb-847899

Gjithçka po shtonte si më së miri, kur papritmas një person vendos të hudhet në pishinë pikërisht në atë moment.

Pozicionimi i tij drejt hudhjes në pishinë, ngjan sikur ka të bëjë me një hudhje të dështuar.

Fotoja e momentit është ngarkuar në Imgur, duke shkaktuar shumë komente. Disa nga komentuesit kanë shprehur ‘keqardhjen’ për foton e ‘shkatërruar’, ndërsa disa tjerë janë shqetësuar për hedhjen e dështuar në pishinë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme