Ditët kur Demarkacioni do të jetë pikë e rendit të ditës në Kuvendin e Kosovës nuk janë shumë larg ndërkohë që kanë filluar të shfaqen qëndrimet e zyrtarëve të LDK-së në lidhje me këtë çështje.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë për mediat se koalicioni nuk i ka votat për demarkacionin.
Ndërkaq, nënkryetari Agim Veliu ka thënë se LDK-ja i ka votat.
Deputeti i LDK-së, Sadri Ferati ka thënë në një prononcim për Arbresh.info se kjo çështje nuk është diskutuar ende brenda partisë.
“Për besë nuk e di. Nuk jemi mbledhur ende për të diskutuar”, ka thënë Ferati.
Lidhjes Demokratike të Kosovës janë duke i shkaktuar probleme 7 deputetë të saj për demarkacionin.
Të paktën janë 7 deputetë të kësaj partie që kanë dal kundër demarkacionit me Malin e Zi, dhe nuk do ta votojnë demarkacionin që pritet të sillet në votim nga Qeveria javën që vjen.
Shpejtim Bulliqi, Vjosa Osmani, Adem Salihaj, Melihate Tërmkolli, Arben Gashi, Fatmir Rexhepi dhe Hatim Baxhaku janë deputetët e LDK-së që janë shprehur publikisht se nuk do ta votojnë demarkacionin. /Arbresh.info.
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...