Google ADS

Inteligjenca artificiale e Facebook-ut gjen përdoruesit me tendenca vetëvrasëse

15:02 | 1 Mars 2017
Arbresh.info

Facebook ka filluar përdorimin e inteligjencës artificiale për të identifikuar anëtarët që janë në rrezik të vrasin veten.

Rrjeti social ka zhvilluar algoritme që pikasin shenjat paralajmëruese në postimet dhe komentet e përdoruesve që u lënë miqve të tyre, transmeton portali arbresh.info.

Pas konfirmimit nga ekipi njerëzor i shqyrtimit të Facebook-ut, kompania kontakton me ata që mendohet se janë në rrezik për lëndim të vetes për t’ju sugjeruar mënyra për se si mund të kërkojnë ndihmë.

Një shef i linjës telefonike të vetëvrasjes tha se masa ishte “jo vetëm e dobishme, por kritike”.

Ky mjet është duke u testuar vetëm në SHBA për momentin./Arbresh.info

_94888351_d73ba835-a2ba-4145-a6f7-9f21327ffd67

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme