Në fshatin Suhodoll në afërsi të Mitrovicës, ku jetojnë rreth 70 familje serbe, është marrë vendim që të emërtohet një rrugë në gjuhën shqipe.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar Kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, i cili tha se nuk do të tolerojë veprime të njëanshme.
“Pasi nga autoritetet dhe përfaqësuesit e fshatit Suhodoll kam marrë informacion në lidhje me emërimin e paligjshëm të rrugës në këtë qytet kam zhvilluar një takim urgjent me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, ambasadave në Kosovë si dhe ministritë përkatëse”, ka thënë Rakiq, për Tanjugun, transmeton KosovaPost.
Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij, thuhet se në bisedime u pajtuan se një veprim i tillë është i njëanshëm dhe veprime të tilla në Mitrovicën e Jugut nuk janë ligjore dhe se nuk kanë mbështetjen e ministrive përkatëse, dhe nuk kontribuojnë për bashkëjetesën normale në mes të serbëve dhe shqiptarëve në Sohodoll.
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...