Haxhiu: Prej që është nënshkruar demarkacioni, janë kërcënuar deputetët

13:24 | 1 Mars 2017
Arbresh.info

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka thënë sot përmes një postimi në Facebook se deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke u kërcënuar në lidhje me demarkacionin prej momentit që është nënshkruar kjo marrëveshje, shkruan arbresh.info.

Haxhiu tha se kërcënimet po vijnë nga Mustafa, Thaçi e Veseli.

Lexoni të plotë postimin e saj:

Unë e di që deputetët e Kuvendit, që nga gushti i vitit 2015 (koha kur është nënshkruar marrëveshja) janë kërcënuar për të votuar demarkacionin dhe jo për të mos e votuar atë!

Madje kërcënimet kanë ardhur direkt nga Mustafa, Thaçi dhe Veseli! Këto kërcënime kanë qenë shpesh edhe publike!

Pse askush nuk i dënoi këto? Askush, as ambasadoret!./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme