Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni vazhdon ta injorojë për herën e tretë Komisionin parlamentar për Mbikëqyrje Financiare.
Ky komision kishte paraparë shqyrtimin e raportit të auditorit për Ministrinë e Punëve të Brendshme, mirëpo për mungesën e ministrit Hyseni, komisioni kërkoi ta shtyjë këtë pikë të rendit të ditës derisa ministri Hyseni t’i përgjigjet ftesës.
Kryetari i këtij Komisioni Faton Topalli, theksoi se mungesa e ministrit në vazhdimësi është një papërgjegjësi e ministrave ndaj obligimit që kanë për raportime në komisione parlamentare.
“Konsideroj se është mungesë e përgjegjësisë edhe të këtij ministri dhe ministrave të tjerë që nuk i përgjigjen ftesave të Komisionit dhe i shtyjnë në maksimum takimet me këtë Komisioni për të dhënë përgjegjësi për punën që ata e kanë bërë”, deklaroi Topalli.
Edhe pse Topalli kërkoi që të shqyrtohet raporti pa ministra, për këtë nuk gjeti përkrahjen e anëtarëve të tjerë të komisionit. Ai propozoi që të hiqet ky standard i komisionit që mos të mbetet obliguese vetëm ministrat të jenë prezent kur të shqyrtohen raportet e auditorit. Mirëpo, përveç Topallit shumica e anëtarëve ishin kundër heqjes së këtij standardi.
Deputeti nga radhët e Nismës, Enver Hoti, edhe pse nuk deshi të shqyrtohet ky raport pa ministrin Hyseni, tha se raporti i auditorit ka një mal parregullsish në Ministrinë e Punëve të Brendshme për vitin 2015.
“Unë nuk dëshiroj ta shndërroj këtë në një përplasje politike, por është papërgjegjësi e Qeverisë, konkretisht e ministrave, në këtë rast e ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni i cili nuk merr pjesë në komision…. Sa i përket auditorit ka sjellë disa çështje të rëndësishme, dobësi sistematike të prokurimit. Procesi i urdhër lejes pa pranimin e faturave, vonesa në realizmin e projekteve… Vonesa në ekzekutimin e pagesave, shpenzime jo përmes prokurimit, andaj, kjo është ende më e rëndë…. Unë mendoj se raporti nuk është aq i lëvdueshëm, por sigurisht se do të ishte mirë që edhe ministri të ishte këtu që edhe në të marrim përgjigje nga njerëzit që janë kompetent”, theksoi deputeti Hoti.
Anëtari tjetër i Komisionit, Ali Sadriu, ka lavdëruar raportin e auditorit për MPB, por se kërkoi që i pranishëm të jetë ministri Haseni gjatë raportimit.
Anëtarët e komisionit diskutuan planin e shqyrtimit të raporteve të Auditimit të Komunave. /I. Shabani
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...