Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar sot fushatën e vetëdijesimit për parandalimin e migrimit të paligjshëm të qytetarëve të Kosovës.
Me këtë rast ministri Skender Hyseni tha se Kosova në fund të vitit u gjet nga një shpërthim i një migrimi të paligjshëm.
Sipas tij kanali me efekt anësor për Kosovën ishte Serbia dhe siç tha Hyseni, MPB mbetet e mobilizuar që mos të përsëritet ajo valë migrimi.
Hyseni tha se Kosova ka përmbushur shumë kritere për liberalizim të vizave dhe vetëm njëra nga to ka mbetur ende pa u plotësuar e që është ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi për të cilin tha se do të bëhet shumë shpejt.
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosove Natalia Apostolova tha se 70 mijë qytetarë të Kosovës kanë kërkuar azil në shtetet e Evropës gjatë vitit 2014. Sipas saj ky numër është zbritur në vitin 2016. Por sipas saj kjo tregon se ka ende sfida para shtetit për t’u integruar në Bashkimin Evropian.
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...